Ndërron jetë Jani Rustemaj, i riu që ra në koma pasi u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atletesh

Jani Rustemi, i riu që u arrestua në 12 prill për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atleteve ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit.

Ende nuk ka të dhëna se cila ka qenë sëmundja prej së cilës vuante, por në fillim të muajit ndaj forcave të rendit familjarët e tij hodhën akuza për mungesë të shërbimit.

Sipas të dhënave zyrtare dy ditë pasi ai  u ndalua shfaqi shqetësime shëndetësore ndërsa u mjekua në qelinë e komisariatit. Por situata u përsërit në fund të muajt kohë kur urgjenca vendosi ta niste drejt spitalit. Madje si pasojë e problemeve ai kaloi edhe në koma.

Nëna e të riut përmes mediave kërkoi sqarimin e situatës duke shtuar se djali i saj nuk kishte sëmundje.

Si reagim dhe të përhapjes së lajmit në media policia sqaroi se po kryheshin hetime të plota.

Madje edhe prokuroria mori dosjen me mjekimet që i ishin dhënë të riut për të verifikuar atë çfarë kishte ndodhur.

Burimet në atë kohë deklaruan se i akuzuari kishte varësi nga heroina, e në vend të saj iu dha metadon.

Por tashmë kur kanë kaluar rreth një muaj nga shtrimi në spital i riu nuk ka mundur të mbijetojë.