Këshilli Botëror i Paqes në Tiranë, mesazhe nga personalitete të vendit dhe shteteve të tjera

Me veshje tradicionale dhe me mesazhe paqeje këta fëmijë i kanë dhënë mirëseardhjen personaliteteve të vendit dhe të shteteve të tjera që u bënë pjesë e kongresit të Keshillit Botëror për Paqen në Tiranë.

"Buzëqesh, paqja fillon me një buzëqeshje," tha një prej vajzave.
Si shprehje e bashkëjetesës fetare klerikët e të gjithë besimeve në Shqipëri përcollën mesazhet  e tyre.

"Roli i komunitetit fetar është më tepër i rëndësishëm në këtë aspekt.

Së pari në duhet ta duajmë paqen dhe ta ushqejmë atë çdo ditë atë si pjesë e komunitetit. Gjithsecili prej nesh është i aftë dhe i detyruar të konstribuojë për paqen, për harmoninë dhe të mirën e përbashkët.

Një paqe që duhet të mbrohet me dhunë nuk është paqja opër të cilën na ka falur zoti," thanë ata.

Themeluesi i nismës për paqe dhe prosperitet shprehet se Shqiperia gjithmone ka jetuar ne paqe universale.

"Unë jam shumë i lumtur për këta fëmijë. Ne mund tja transmetojmë atyre mesazhin e paqes dhe respektit. Ne jemi mysafirë në botë dhe duhet të japim më të mirëmn për të përmbushur misionin tonë sëbashku me ju," tha ai.

Kongresi është themeluar në vitin 2016 nga sheiku Kasem Bader,dhe në të bëjnë pjesë 15 organizata që funksionojnë në shtete të ndryshme.