Fitorja e PS, Bala: Kryeministri ishte kandidat universal, opozita humbi në mënyrë flagrante. Të reflektojë!

Gazetari Alban Bala i ftuar në "Drejt" në RTV Ora deklaroi se në këto zgjedhje nuk pati kandidatë me program, por pati një kryeministër që ishte kandidat universal.

Bala u shpreh se opozita në këto zgjedhje humbi në mënyrë flagrante, duke theksuar dhe se fushata që ajo bëri nuk kishte trajta denigruese të figurës të Ramës gjë që nga PS-ja u bë.

"Për sa kohë kandidatët nuk kanë dalë me program, kanë dalë duke kënduar, për sa kohë që kishe një kryeministër që ishte kandiati universal. Unë poster me Ramën nuk kam parë veç posterave që ka vënë Rama vetë.

Pra opozita nuk mori dhe trajtoi Ramën, as nuk e denigroi. Madje në një lloj sensi opozita në këto zgjedhje ka humbur në mënyrë flagrante. Është detyrim i opozitës të ndalet menjëherë dhe të fillojë të reflektojë se çfarë e shkaktoi humbjen, ç'përgjegjësi ka drejtpërsëdrejti për humbjen.

Së dyti në lidhje me votimin elektronik, ka diskutime. Do kishte qënë sukses të kishte qënë online dhe të kishte patur brenda edhe mërgatën shqiptare," tha ai.