Përfundon procesi i numërimit të votave në katër bashkitë në Dibër, ja kush fiton
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2023, 17:27
Ka përfunduar procesi i numrit të votave në katër bashkitë në Dibër për kryetarët e bashkive.
PS ka fituar në bashkinë Mat me Agron Malaj, në Klos me Valbona Kolën, në Bulqizë me Festime Mjeshtrin dhe në Dibër me Rahim Spahiun.
REZULTATET:
Bashkia Mat
Agron Malaj PS 8733 vota
Skënder Gjuci BF 4517
Diferenca: 4216 vota
Bashkia Klos
Valbona Kola PS 4466 vota
Bedri Hoxha BF 3499 vota
Diferenca: 976 vota
Bashkia Bulqizë
Festime Mjeshtri PS 8364 vota
Defrim Fiku BF 5514 vota
Diferenca: 2850 vota
Dibër përfundon numërimi
Rahim Spahiu PS 16304
Ismail Uka BF 6569
Naim Gazidede PD 1267
Diferenca me Ukën: 9735


