“Ta uroj me gjithë shpirt fitoren”, Zef Hila ‘fair-play’ me kundërshtarin pas humbjes, deklarata e tij pritet me ovacione
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojme” për Bashkinë e Vaut të Dejës Zef Hila, ka uruar kandidatin rival pas fitores së zgjedhjeve.
Hila ka uruar kandidatin socialist Kristian Shkreli, ndërsa tha se fushata ka qenë e qetë në këtë bashki, dhe po ashtu edhe numërimi.
“Kjo është një garë dhe normalisht dikush do të fitojë, fushata ishte e qetë, dhe numërimi po ashtu, unë e uroj me gjithë shpirt, të shkoftë mbarë”, u shpreh Hila, deklarata e të cilit u prit me ovacione nga të pranishmit.
Gara për Vaun e Dejës është fituar me më shumë se 50% të votave nga Shkreli, ndërkohë që Hila e ka drejtuar dy mandate më herët këtë Bashki.
Në fakt rezultati i zgjedhjeve në të gjithë vendin shenjoi një fitore të thellë të socialistëve, nga Veriu në Jug, me demokratët që nuk arritën të ruanin asnjë prej bastioneve të tyre, përfshirë edhe Vaun e Dejës.



