PS merr dhe Fierin, Divjakën dhe Pogradecin
Hartës së PS i është shtuar dhe Fieri ku kandidati socialist Armando Subashi ka fituar me 16.364 vota. Pas tij në renditje është Edvar Kodheli i Koalicionit Bashkë Fitojmë me 5455 vota dhe Eriselda Zotaj Cela me 2517 vota .
Ndërsa në Divjakë PS ka fituar me Josif Gorrean i cili ka marrë 9309 vota. Pas tij vjen Aurel Malko i Bashkë Fitojmë me 6919. Nga 16.225 vota, 494 ishin të pavlefshme.
Mbyllet procesi i numërimit edhe në bashkinë e Pogradecit. Ilir Xhakolli kandidat i PS me 17 996 vota merr mandatin e 2-të për drejtimin e bashkisë.
Nga ana tjetër kandidati i koalicionit bashkë fitojmë Zini Tollozhina e ka mbyllur garën me 8123.
Ajo çfarë të bën përshtypje është diferenca prej 9873 votash e Ilir Xhakollit me kundërsharin e tij politik. Diferencë që është më e madhja në gjithë historinë e zgjedhjeve lokale në Pogradec. Ilir Xhakolli në zgjedhjet lokale të këtij viti ka 900 vota më shumë se në zgjedhjet lokale të 2019-ës
