Mbyllet numërimi/ Tirana voton PS, diferencë votash mes kandidatëve, në Kavajë në avantazh Fisnik Qosja

Drejtuesit politikë të PS-së në qarqe të ndryshme të vendit, kanë prezantuar kandidatët fitues në bashkitë ku ka përfunduar numërimi.
Në Tiranë, fitues doli kandiati socilist Erion Veliaj i cili fitoi me 54.23% të votave, ndjekur nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Belind Këlliçi me 35%.
PS ka marrë 4 bashki nga qarku Tiranë: Vorën, Kamzë, Tiranë, Rrogozhinë.
“Ka qenë vërtet një nga ato filmat thriller numërimi në Rrogozhinë por në finale fitorja është e tillë edhe me 23 vota. Unë kam qenë gjithmonë i ndërgjegjshëm që qarku i Tiranës është një nga qarqet më konkurrues. Me bashki që kanë qenë tipikisht të djathta, kur kujtoj Kamzën, apo Kavajën ku kemi ende një betejë. Sot ai thrriller përfundoi me një fitore me 23 vota të cilat patjetër që na japin të drejtë të festojmë por jo të jemi euforikë. Ne po e lexojmë qartë mesazhin e Rrogozhinës me 23 vota është thuajse barazim.
Mesazhi është të jemi me këmbë në tokë dhe t’u shërbejmë 100% qytetarëve të Rrogozhinës. Dua t’i falënderoj edhe ata që nuk na votuan sepse na japin një mesazh, për nevojë të jashtëzakonshme për ta ngritur stekën, të njëjtin gjë si në zona urbane njerëzit e presin edhe në fshatra. Pavarësisht se do i gëzohemi këtyre votave, nuk do kemi eufori. I kam kërkuar Edisionit ta lexojë këtë mesazh. Duke qenë se Tirana dhe Kavaja janë ende në numërim, për respekt të secilit duhet të presim derisa të numërohet vota e fundit. Ka shumë njerëz që thonë se diferenca në Tiranë është e jashtëzakonshme, por është shumë e nevojshme të presim të numërohet vota e fundit. Qarku i Tiranës ka prodhuar në favor të kandidatëve të PS mbi 200 mijë vota”-tha Veliaj.


