Fitoi zgjedhjet, Beci: Faleminderit qytetarëve që më besuan drejtimin e Shkodrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2023, 17:29
Kandidati i PS-së Benet Beci ka reaguar pas fitores si kryebashkiak në Shkodër, në zgjedhjet e 14 majit.
Në një postim në rrjetet sociale, Beci shprehu falënderim për të gjithë qytetarët që e votuan dhem siç u shpreh ai, mirënjohës ndaj secilit prej tyre për qytetarinë.
“Një falënderim për të gjithë qytetarët që më besuan drejtimin e Shkodrës. Mirënjohës ndaj secilit prej jush, për qytetarinë, seriozitetin dhe përkushtimin! Faleminderit nga zemra!” shkruan Beci.

