Parregullsi në zgjedhje, Taulla: Shteti dhe klasa politike dështoi, nuk ishte një proces për shqiptarët
Partia Socialiste po kryeson në zgjedhjet lokale. Në raportet e para të dala flitet për parregullsi të raportuara.
Në një intervistë për Ora News eksperti i shoqatës Krik Dritan Taulla u shpreh se ky proces zgjedhor nuk ishte nëj proces për qytetarët e për pasokë klasa politike e shteti dështuan në këtë aspekt.
"Ne kemi raportuar disa problematika, por më problematikja ishte se i gjtihë ky proces zgjedhor nuk ishte për qytetarin. Klasa politike, shteti dështoi sërish të kishte një proces zgjedhor që në fokus të kishte qytetarin.
Në funksion të kësaj janë dhe një sërë problematikash të tjera duke filluar që nga fushata zgjedhore e varfër në ide, e dominuar nga drejtuesit politik, e bazuar në sulmet personale në denigrim të kundërshtarit deri aty sa të shihej si dikush që duhej eleminuar," tha ai.

