Nesho: Rezultati i zgjedhjeve i papritur nga intensiteti i vjedhjes së votës, sidomos në bastionet e "Bashkë Fitojmë"

Nënkryetari i PL Agim Nesho në një intervistë për RTV Ora deklaroi se rezultati i këtyre zgjedhjeve ishte i papritur nga intensiteti i vjedhjes së votës, sidomos në ato zona që cilësoheshin si bastione demokrate.

"Ne kemi një situatë të komplikuar. Kemi një regjim. Ky rezultat ishte i papritur nga intensiteti i vjedhjes së votës në ato zona që ju me të drejtë thatë që i përkasin aleancës së BF. Këto zgjedhje kishin një kuptim për të mbrotjur pushtetin e inkriminuar të regjimit të Ramës, sidomos rasti i MCGonigal qku ai kërkon të tregohet sa më i fortë në sy të ndërkombëtarëve.

Unë mendoj që këto zgjedhje janë në kufirin e plotë të një kontestimi jo vetëm nga institucionet nga opozita por dhe qytetarët të cilët nuk duhet të pranojnë që Shqipëria të jetë në vazhdim në një regjim dhe të kthehet në formën e  një diktaturë që Shqipëria 30 vjet më parë e përjetoi," tha ai.