Ndreu konfirmohet në Lezhë: Vlerësim nga lezhjanët, në 4 vitet e ardhme do të punojmë 5-fish

Pjerin Ndreu do vijojë ta drejtojë Bashkinë e Lezhës edhe për 4 vitet ardhshme. Kandidati socialist fitoi garën me diference votash, ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Pashk Gjoni.

Në përfundim të procesit të numërimit të votave, fituesi i kësaj gare Pjerin Ndreu falenderoi banorët e Lezhës për mbështetjen që i dhanë dhe garantoi vijimin e projekteve për transformimin e kësaj zone.

Pjerin Ndreu fitoi me mbi 2 mijë vota diference ndaj rivalit të opozitës Pashk Gjoni, duke thyer për here të parë dhe disa bastione të djathta siç janë Kolshi dhe Shënkolli.

Ndreu: Është vlerësim që ma japin lezhjanët për 4 vite punë që kemi bëmë duke treguar se dimë të punojmë dhe se dimë që të zgjidhim problemet e komunitetit. Këto 4 vite kanë qenë shumë të ngarkuara, për arsye të situatës që e kemi gjetur bashkinë për shkak të situatës financiare që e kemi gjetur.

Kemi qenë në krye të detyrës gjithmonë dhe e kemi merituar këtë rezultat që morën sot. Të gjithë kanë qenë skeptik sepse e konsideronin Lezhën si një bastion të djathtë. Njerëzit nuk kanë nerva për flamuj partiakë, por për të parë bashkinë në punë. Në 4 vitet që vijnë do të bëjmë 5 fish më shumë punë se jemi më të pjekur.

Ndreu konfirmohet në Lezhë: Vlerësim nga lezhjanët, në