Kandidatët për kryebashkiakë "mbi" partitë e tyre/ Ja si konfigurohen këshillat në Vorë, Elbasan dhe Kamëz

Numërimi elektronik i votave në tre bashki ka zbuluar konfigurimin e këshillave bashkiakë, por po ashtu dhe garën PS-PD dhe mbështetësve të Berishës.

7 mijë vota ka marrë më shumë kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Elbasan se sa ka marrë koalicioni për këshillat.

Përafërsisht kaq vota ka marrë Partia Demokratike që në garë u fut me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj, por duke mbetur sërish forcë e tretë në renditje me 13 përqind dhe me 7 mandate.

Ndërsa socialistët në këtë bashki kanë marrë 28 këshilltarë, por edhe këtu kandidati ka marrë rreth 7 mijë vota më shumë së partia në këshillat, ndërsa duket se kanë qenë aleatët ose partitë e tjera të vogla që kanë përfituar nga pjesa tjetër.

Në Elbasan 13 anëtarë të këshillit do t’i ketë koalicioni, Berisha, Meta e Dule e më tej 1 do të ketë PSD, një PDIU dhe një Partia e Gjelbërt.

Kandidatët për kryebashkiakë "mbi" partitë e tyre/

Në Vorë kandidati i “Bashkë Fitojmë” ka marrë 3 mijë vota më shumë se koalicioni, por këtu nuk ka qenë në garë PD as për këshillat.

Në këtë bashki PS ka marrë 13 anëtarë këshilli, “Bashkë Fitojmë” 4 dhe aleatët e tjerë të këtij bashkimi partish kanë marrë 4 mandate të tjera të ndara 2 për PAA, 1 për PR dhe 1 për FRD, por pa arritur shumën që kanë socialistët.

Sa i përket Kamzës, kandidati i “Bashkë Fitojmë” ka 5 mijë vota më shumë se forca politike, teksa kandidati për kryetar bashkie i paraqitur nga Alibeaj mori 1995, por gjithsesi me 2 mijë vota më pak se partia.

Edhe socialistët kanë rrjedhje drejt aleatëve me 7 mijë fletë votimi teksa këshilli do të ketë në përbërje.

Edhe Këshilli do të ketë plot 9 parti politike. 20 mandate do t’i kenë socialistët dhe 11 “Bashkë Fitojmë”.

Në vend të tretë renditet PD me 3 anëtare e ndjekur nga PSD me 2 të tillë. PAA, PR, ALD, FRD dhe ADK do të kenë nga një anëtar.

Megjithatë do të pritet numërimi i plotë i votave për të parë nëse mes selisë që ka vulën dhe asaj që ka godinën do të ketë barazi, apo diferencë votash për të gjithë vendin.

Por në dy bashkitë e fundit përqindja e mbështetjes shkon nga 7 deri në 13 përqind.