Shqipëria në “ankth” nga zgjedhjet, bëhet i gjallë Fatos Nano në një lokal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2023, 13:31
E ndërsa vendi është duke “zier” nga numërimi i votave të 14 majit, ku PS ka marrë pjesën më të madhe të bashkive, një ish-socialist është shfaqur në publik.
Bëhet fjalë për ish-kreun e Partisë Socialiste, Fatos Nano i cili është fotografuar në në taverën Cereni pranë zonës së Surrelit.
Nano shihet i ulur në një tavolinë, e cila është e dekoruar me lule shumëngjyrëshe, teksa pozon me sipërmarrësin Ismet Shehu.
