Këngë, valle e lule poshtë alpeve/ Çelet sezoni turistik në Valbonë, qindra pjesëmarrës

Qindra persona u mblodhën në Valbonë, për të çelur zyrtarisht sezonin turistik atje. Rrëzë alpeve që ishin të mbuluar nga dëbora, dëgjoheshin këngëtradicionale, dhe banorët e zonës të veshur me kostume popullore bënë hapjen zyrtyare të sezonit.

Rrëzë apleve madhështore shqiptare, dëgjohej vallja e Tropojës.

Me kostume popullore e këngë tradiconale, në Valbonë u çel sezoni turistik.

Dëbora shkëlqente në malet e larta, e poshtë tyre pemët kishin çelur.

Ushqimi tradicional i zonës ishte përgatitur për të Të ardhur nga zona të ndryshme të shqipërisë vizitorët u shprehën të kënaqur me Valbonën.

"Ka një organizim të përkryer.

U kënaqëm, na pëlqen ushqimi, Vlabona. Do të vijmë vitin tjetër.

Siç po shihet këtë vit po vjen një sezon shumë i mbarë dhe hapja e sezonit në këtë grykë të Valbonës është një resurs për të gjithë Alpet e bukurisë shqiptare," thanë të pranishmit.

Këtë sezon turistik pritet që Luginën e Valbonës ta vizitojnë rreth 250 mijë turistë.