Fshati i “të padëshiruarve”/ Në Lubenjë të Selenicës u internuan qindra familje në kohën e komunizmit: Nuk ka investime

Qindra familje nga e mbarë shqipëria u internuan në fshatin  Lubenjë të Selenicës gjatë regjimit të enever Hoxhës. Por, tanimë në demokraci njerëzit po e boshatison zonën për shkak të mungesës së investimeve dhe papunësisë. Të mbeturit aty bëjnë thirrje ndaj autoriteteve që të kthejnë sytë nga fshati.

Në kohën e sistemit komunistë në vend në Lubenjë të Selenicës u internuan familje nga Veriu dhe shqipëria e mesme, të cilat u integruan me vendasit duke krijuar një komunitet me rreth 270 familje.

Dikur ky fshat njihej si fshati i të padëshiruarve të sistemit.

Por me ardhen e demokracisë, fshati nisej të boshatisej.

Disa nga kujtimet e hidhura, të tjerë nga mungesa e punës e lanë Lubonjën.

Vitet e fundit zona përjetoj një ikje masive.

"Deputetit i ka shkuar dy herë në zyrë. "Do vij, do vij" ka thënë dhe asgjë. Nga '90 e deri tani u ndanë, nuk pati.

Kanë ikur të rinjtë, vetëm pleqtë kanë mbetur," thonë ata.

Ata që kanë mbetur aty thonë se e ardhmja e fshatit ështe e zymtë nëse shteti nuk vë dorë në investime e infrastrukturë.