Ish-bashkëshortes së Hakimi nuk i del e keqja: Unë isha më e pasur se ai

Ish-bashkëshortes së Hakimi nuk i del e keqja: Unë isha më e
Hiba Abouk kërkon të kthejë faqe por pas asaj që i ndodhi me mbrojtësin Achraf Hakimi, vështirë se mund të harrojë lehtë. Ish-bashkëshorti deklaroi në gjykatë se nuk kishte asnjë qindarkë në emër të tij, ndërsa më pas u zbulua se të gjitha poasuritë e madje edhe pagën e kalonte në emër të mamasë, duke evituar që divorci me aktoren spanjolle t’i përgjysmonte pasurinë.

34-vjeçarja me të cilën marokeni ka edhe dy fëmijë, flet sërish për këtë çështje pasi një gjë të tillë e bëri pak ditë më parë. Ajo deklaron sërish se dikur kur ata u njohën ajo e ka ka mbajtur madje me të holla.

“Unë kam pasur më shumë para se ai”, thekson Abouk, sipas së cilës, sulmet nga njerëzit në rrjetet sociale që e cilësojnë si “hijenë” apo “zhvatëse” e kanë lënduar dhe jo pak në një moment kur ajo po mendon si të risistemojë jetën me dy fëmijë për të rritur.