Tragjedia e Beogradit, Luka Doncic paguan për funeralin dhe psikologët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2023, 18:26
Luka Doncic është ofruar të paguajë funeralin e të gjithë fëmijëve të vrarë në masakrën e Ribnikar në Serbi por edhe trajtimin me psikologë të të gjithë dëshmitarëve, fëmijë dhe profesorë, të cilët do të kenë nevojë për ndihmë.
Ylli slloven i NBA. Lojtari i Dallas Mavericks është shumë i lidhur me Beogradin pasi babai i tij Sasha është me origjinë serbe ndërsa në kryeqytetin e Serbisë, sot jetojnë një pjesë e madhe e të afërmve të tij.
Ngjarja e rëndë e ka tronditur shumë basketbollistik që ka ofruar gjithashtu çdo lloj ndihme që mund të lehtësojë sadopak dhimbjen e familjeve që humbën 8 fëmijë të pafajshëm.
