Partizani e "fali", sot vlen 25 milionë euro dhe është kampion i Italisë

Amir Rrahmani ka ndjekur një rrugë të natyrshme rritjeje në sportin profesionist. Mbrojtësi shqiptar, sot zyrtarisht kampion i Italisë me Napolin është një nga surprizat më të ëmbla të skuadrës së kaltër në sezonin kur rikthen titullin pas më shumë se 3 dekadave mungesë.
Titullar i padiskutueshëm në formacionin e Luciano Spalletit, ish-mbrojtësi i Partizanit nuk u vlerësua si dhe sa duhet nga të kuqtë ku luajti për dy sezone, nga viti 2013 në 2015. Ai u shit te RNK Split për vetëm 450 mijë euro dhe sot vlera e tij është 60-fishuar pasi kartoni i tij vlen plot 25 milionë euro.

29-vjeçari i lindur në Prishtinë por i rritur në akademinë e Drenicës nga ku u transferua më pas në Superiore, e bëri hapin e madh 3 vite më parë kur nga Verona u transferua në Napoli për 14 milionë dhe sot edhe pse 3 vite më i vjetër, kartoni i tij shkon deri në 25 milionë.
Kjo është historia e një shqiptari të suksesshëm që ka arritur të rritet gradualisht, pa shumë zhurmë dhe bujë, duke u bërë sot kampion i një skuadre në Itali ku mbrojtësit janë një art më vete.
