Myrto Uzuni i pandalshëm, tjetër gol për Granada-n në Primera Division (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2023, 22:20

Shënon sërish dhe është i pandalshëm. Myrto Uzuni shënjestron për të 22-tën herë rrjetën këtë sezon në Segunda Division ku është golashënuesi më i mirë i kategorisë së dytë të Spanjës, duke e shtyrë Granada-n drejt vendit të parë të klasifikimit.
Në transfertën e Alaves kundër Deportivos, Uzuni mori përsipër 11-metërshin duke e transfodmuar në gol. Nuk përjashtohet mundësia që ky sezon fantastik ta shtyjë Uzunin drejt Premier League ku disa klube kanë shfaqur interes por Granada dëshiron ta mbajë për të paktën edhe një sezon në La Liga e më pas të marrë një vendim.
