Risia që të gjithë e prisnin, VAR në Premier League do të bëjë një ndryshim epokal
Tifozët në Premier League do të kenë mundësi të dëgjojnë komunikimin meas arbitrave në fushë dhe atyre në VAR duke nisur që prej sezonit të ardhshëm.
Kerkesa e tyre për të bërë sa më transparente bisedat në mënyrë që të kuptojnë edhe shkaqet e vendimeve të marra nga drejtuesit, është marrë parasysh dhe ndryshimi i madh do të bëhet realitet duke nisur që nga sezoni i ardhshëm.
Vendimin e bën të ditur shefi i arbitrave Howard Webb, i cili shton se bisedat mes lojtarëve, trajnerëve dhe arbitrave nuk do të publikohen. Gjithsesi, në vendimin e marrë, bisedat nuk do të dëgjohen live gjatë ndeshjes por në përfundim të regjistruara.
Një peshë të madhe në këtë vendim kanë edhe trajnerët të cilët kanë këmbëngulur që të degjojnë bisedat e aspektit teknik mes arbitrave.
