Dhunë në “Dacia Arena”, shikoni se si ultasit e Udineses sulmojnë napoletanët (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2023, 12:49
Momente paniku në fund të ndeshjes Udinese-Napoli ku mijëra tufozë hynë në fushë dhe katërkëndëshi i gjelbër u kthye në një arenë përleshjesh.
Ultrasit bardhezi kishin paralajmëruar se do të sulmonin në rast se napoletanët do të hynin në fushë për të festuar dhe kështu ndodhi.
Pamjet tregojnë momentet e dhunës dhe të panikut mes tifozëve miq të sulmuar brutalisht nga vendasit.
