Kaos në "Asllan Rusi", tifozët hedhin sende në parket, ndërpritet finalja Besëlidhja-Tirana

Ndërpritet finalja e  basketbollit për meshkuj mes Besëlidhjes dhe Tiranës që po luhet në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi".

Shkak është bërë hedhja e sendeve nga tifozët në parket.

Në katër finalet e mëparshme Besëlidhja dhe Tirana kanë arritur që të marrin nga dy fitore secila.

Nëse fiton Besëlidhja do të ishte titulli i parë në historinë e klubit, ndërsa për Tiranën i 21-ti.