Vedat Muriqi bën gjithçka në Girona por Mallorca mundet (VIDEO)

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi shënoi një gol pa rëndësi në fatin e ndeshjes që Mallorca luajti në transfertën e Gironas. Bomberi më i mirë i skuadrës ishullore e barazoi rezultatin në minutën e 59 por VAR ia anuloi golin.

Gjithsesi, ai barazoi në minutën e 80 nga pika e bardhë por Malorca pësoi golin e dytë 4 minuta më pas. Ky ishte goli i 12 i Muriqit këtë sezon në La Liga ku Mallorca ka arritur ta sigurojë qëndrimin mes më të mirëve edhe për një sezon shtesë.