Durrësi me stadium të ri, shpallet studioja fituese, ja pamja që do të ketë kompleksi modern i frymëzuar nga "Bombonera" (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2023, 16:23
Stadiumi i Durrësit do të projektohet nga studioja belge që është shpallur fituese e konkursit me dy konkurrentë të tjerë të mbetur në garë.
Projekti i 51N4E shpallet projekti fitues dhe ky do të jetë stadiumi i ri i Durresit me tribunen e kopjuar nga mitiku i Buenos Aires “La Bombonera“.
Me këtë projekt nuk do të tjetërsohet sipërfaqja aktuale e kompleksit pasi ndryshe nga projektet e tjera, do te ruhet fusha në krah të stadiumit aktual “Niko Dovana” dhe kalçetoja gjithashtu.


