Exeter City, tifozët në revoltë, “Lojtari i vitit” është një...dhunues femrash
Exeter City FC arriti objektivin e mbijetesës edhe për një sezon tjetër në Ligue One dhe ashtu siç është bërë traditë në fund të çdo sezoni, klubi ka zgjedhur edhe lojtarin më të mirë.
Klubi që quhet ndryshe “Grecians” ka ngjallur shumë polemika me vendimin për t’ia dhënë këtë çmim sulmuesit 28-vjeçar nga Xhamajka, Jevani Brown, i cili ka ndihmuar skuadrën ta mbyllë sezonin me 53 pikë.
Me 14 gola ai është njeriu më i mirë në fushën e lojës por edhe më problematiku jashtë saj pasi e ka pranuar se në 2 shkurt dhunoi në rrugë një femër.
Në 7 korrik ai do të dalë sërish përpara gjykatës për një tjetër akuzë që e lidh me dhunën ndaj një femre tjetër por që ai nuk e ka pranuar asnjëherë.
Tifozët kanë shpërthyer menjëherë në akuza pasi 28-vjeçari është shpallur “Lojtari i sezonit”, ndërsa klubi gjithsesi për momentin e ka pezulluar.
