Kuratorja e imazhit në Ora News/ Ja kush është moderatorja që ka më shumë “naze” në veshje
E ftuar në emisionin "Epiqendër" në Ora News ishte kuratorja e imazhit të këtij televizioni Andela Shehu.
Gjatë bisedës ajo u pyet nga moderatorja, Sonila Musai, se cili është personazhi publik më i vështirë për tu veshur dhe përgjigjja e menjëhershme befasoi moderatoren pasi nuk e priste të ishte ajo vetë.
Por Shehu u shpreh se pavarësisht se moderatores nuk i pëlqejnë veshjet që ajo i sjell ndonjëherë ato e gjejnë gjithmonë gjuhën e përbashkët.
Musai: Cili është personazhi ose spikeri i lajmeve apo dhe moderatoret e emisoneve me të cilët ti ndeshesh në vështirësi të paktën me veshjet?
Shehu: Ok, një nga personat më të vështirë je ti kjo është e vërteta por mua më pëlqejnë personat e vështirë sepse do të thotë që nuk pranojnë çdo gjë që them unë në sensin sepse kanë merak për veten e tyre.
Musai: Po ta dija përgjigjen nuk do ta bëja këtë pyetje.
Shehu: Secili nga personazhet ka disa elementë të cilat nuk do ti shfaqë dhe në këtë moment ne bëjmë një bisedë të caktuar, zgjedhim veshje që shkojnë me tiparet e fytyrës, ngjyrën e lëkurës, modeli i flokëve. Gjithësesi la pasur raste që një veshje e caktuar nuk është e mirë sa i përket pjesës së dizanjit ose është moment i fundit ti e gjen gjithmonë zgjidhjen dhe kjo ma lehtëson shumë punën.
