Zhurma pulsuese në vesh, shpëton 21-vjeçarja. Spitali Amerikan, i dyti në Europë që kryen ndërhyrjen inovatore në tru

Spitali Amerikan është bërë i pari në Ballkan dhe i dyti në Europë për kryerjen e një ndërhyrje jetëshpëtuese në tru.

Ka qenë një 21-vjeçare e cila vuante nga një zhurmë pulsuese në vesh dhe së fundmi kishte pësuar dhe një trompozë në tru, duke i rrezikuar jetën.

Trajtimi neurokirurgjikal dhe neuroendovaskular i avancuar Partinitus Pulsatile u realizua në Qendrën e STROKE në Spitalin Amerikan 3, nën drejtimin e një prej eminencave botërore të neuroradiologjisë intervenciuonuese Prof.Emmanuel Houdart dhe ekipi i Neuroshkencës.

Profesor Mentor Petrela tregon se kjo ndërhyrje nuk ishte e lehtë dhe se Shqipëria ka shumë raste të tilla.

Asistenca e Prof.Emmanuel Houdart për Petrelën është më shumë se shkëmbim eksperiencash.

Është hera e parë që kjo ndërhyrje inovatore në botë, për trajtimin e kësaj patologjie kryhet në një spital tjetër europian, përvec Lariboisier në Paris, duke e bërë Spitalin Amerikan një qendër reference europiane për trajtimin e kësaj patologjie.

Profesor Emmanuel Houdart dhe Profesor Mentor Petrela kanë mbajtur dhe një seminar dedikuar diagnostikimit dhe trajtimit të "Tinnitus Pulsatile”.