Goditi me këmbë njërën nga makinat “Retro”, arrestohet 28-vjeçari në Dibër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2023, 15:19
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin J.M., 28 vjeç, banues në Dibër.
Gjatë aktivitetit ku po zhvillohej panairi i automjeteve të vjetra "Retro", ka goditur me shkelm disa prej automjeteve, duke krijuar shqetësim tek qytetarët.
28-vjeçari gjatë shoqërimit në Komisariat ka kundërshtuar me forcë shërbimet e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
