Dhunuan të moshuarën e nipin në Vlorë, më pas i vunë zjarrin shtëpisë, lihen në burg 2 të akuzuarit
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 2 Maj 2023, 14:12
Kanë mbërritur në gjykatën e shkallës të parë në Vlorë shtetasi Gezim Bacaj si bashkautor në ngjarjen e rendë në Qendrën Administrative Llakatund.
Ndërsa është dhënë masa arrest me burg për dy të akuzuarit te përfshirë në ngjarjen ne Llakatund shtetasi Gezim Bacaj.
Gjithashtu dhe shtetasi Durim Klemendi pasi nuk kallëzoi krimin. Në kërkim është shpallur dhe ish dhëndëri i të moshuarës Haki Bajrami.
Disa dite më parë ata tentuan të vrisnin një shtetase të moshuar dhe nipin e saj të mitur duke i dhunuar fizikisht dhe duke i lënë pa ndjenja në banesën e tyre të cilës me pas i vunë zjarrin qëllimisht.
