VIDEO shokuese, prag tragjedie në garat e WRC në Kroaci
Edhe pse marrëzia njerëzore është diçka që nuk njeh kufi, ndonjëherë është e habitshme se sa larg mund të shkojë.
Si në rastin e incidentit të regjistruar në Rally Croatia të dielën.
Siç shihet edhe nga video e postuar në Facebook, një grup spektatorësh të një gare speciale, kanë vendosur të përleshen në mes të rrugës pak sekonda para se të kalonte makina e garës.
Në përleshje janë përfshirë disa spektatorë së bashku me personat e sigurisë që përpiqen t'i qetësojnë.
Por gjakrat janë nxehur shumë, ku dy prej tyre u hodhën toç në mes të asfaltit.
Forcat e sigurisë përpiqen t'i tërheqin në anë të rrugës, sepse Yarisi garues tashmë ka hyrë në specialitetin dhe në çdo moment do të shfaqet.
Kjo pikë është jashtëzakonisht e rrezikshme, pasi mkinat vijnë me shumë shpejtësi dhe madje bëjnë një kërcim.
Më në fund ata binden të kthehen në argjinaturë, vetëm disa sekonda para se të shfaqet Yaris.
Megjithatë, skena është tronditëse, pasi për pak sekonda mund të ishte kthyer në një aksident fatal, unik në garat e makinave.

