Në kërkim për shitblerje votash, kapet në Devoll 41 vjeçari
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 19 Prill 2023, 21:54
Një 41 vjeçar i shpallur në kërkim për korrupsion në zgjedhje është arrestuar mbrëmjen e sotme nga komisariati i Devollit.
Kristo Çollaku, ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit, ndërsa prokuroria i ka caktuar masën e arrestit në burg. Mësohet se ndaj tij rëndojnë veprat penale të "Shkelja e fshehtësisë së votimit" dhe "korrupsion aktiv në zgjedhje".
Çollaku u kap nga policia në qendër të Bilishtit ndërsa do të dërgohet drejt Elbasanit për veprime të mëtejshme.