Fotoja tronditëse/ Ky është momenti kur autori me kokore qëlloi në lokalin e tij, Ardian Nikulajn
Detaje të reja vijnë nga ngjarja e rëndë që tronditi mesditën sotme Shëngjinin, ku u vra me armë zjarri Ardian Nikulaj.
Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral” në Shëngjin, është vrarë pronari i lokalit shtetasi Ardian Nikulaj, nga një person që ka hyrë me skafandër motori në kokë dhe i veshur me jelek fosforeshent.
Autori është futur në lokal dhe më pas ka qëlluar dy herë me pistoletë dhe është larguar me motor, ku dyshohet se e ka ndihmuar një person tjetër.
"Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve." - njofton policia.
Ndërkaq viktima e sotme Ardian Nikulaj është denoncuar edhe nga sh-kryeministri, Sali Berisha, për blerjen e votave nga PSD ditën e dielë të votimeve, 25 prill 2021.

