Mbi 2 mijë turistë ditorë, në Sarandë mbërrin Norwegian Star Cruise, viziton për pak orë qytetin

Në Sarandë mbërriti këtë të mërkurë Norwegian Star Cruise me rreth 2 mijë e 200 turistë në bord. Vizitorët kryesisht amerikanë dhe kanadezë qëndruan për pak orë në qytet, shprehën përshtypje pozitive e thanë se do të ktheheshin sërish.

Janë mbi 2 mijë turistë që këtë të mërkurë kanë vizituar për pak orë Sarandën. Kruizeri Norgian Star është i pari që mbërrin në qytetin bregdetar për këtë vit.

Nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Norwegian Star ka sjell në Sarandë kryesisht turist amerikan dhe kanadez.

Kohën në dispozicion për t`u njohur me atraksionet e qytetit e kanë të limituar. Përshtypjet e para i kanë pozitive.

"Jam nga Kanadaja. Këtu është bukur, ne do të qëndrojmë shumë shkurt vetëm pak orë kështu që nuk është kohë e mjaftueshme për të eksploruar qytetin.”

Thonë se do të kthehen sërish për të vizituar çdo cep të qytetit.

“Është një vend i qete dhe me njerëz te këndshëm, jam nga Kanadaja hera e pare qe ndodhem ne Shqipëri. Ndoshta do te rikthehem këtu me një guidë sepse sot nuk dimë se çfarë keni dhe ku te shkojmë, nuk dimë çfarë te presim.”

“Me pëlqeu porti ishte shume i bukur. Ne jemi nisur nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës, kjo është ndalesa jone e trete, kane kaluar shume shpejte, po e shijojmë. Qyteti është shume i bukur, te gjitha ndërtesat e bardha dukeshin bukur nga anija. Është e gjitha shume e bukur deti është i pastër , ka diell. Me pëlqen. ”

Norwegian Star Cruise mbërriti nga Spliti i Kroacisë, për të qëndruar pak orë në Sarandë ndërsa për javët e ardhme në Portin e Sarandës janë edhe 5 rezervime të tjera nga anije të përmasave të tilla.