Dalin pamjet e reja/ Ja momenti i përplasjes i të rinjve në “rrugën e Dibrës” ku u vra 20-vjeçari

Ora News ka siguruar disa pamje të tjera të sulmit që iu bë më thikë 20-vjeçarit Stivens Toshkëzi i cili humbi jetën dy ditë më parë. Nga pamjet dallohet se dy personat e përfshirë në konflikt Ensi Naze i arrestuar dhe Axel Hoxhaj në kërkim po lëviznin në rrugë ku nga mbrapa i afrohet një automjet që brenda saj ishte viktima me nje shokun e tij. Sëshmitarët kanë thënë se gjithçka ndodhi pas sherrit për një vajzë.

Ky është momenti kur Ensi Naze dhe Axel Hoxhaj lëviznin në rrugën e shkollës partizani pak para vrasjes së të riut Stiven Toshkëzi. Pamjet tregojnë automjetin ku ndodhej viktima dhe një shok i tij.

Makina ndalon në afërsi të dy djemve që po lëviznin në trotuar ku Axel Hoxhaj kalon në sediljen ku ishte Stiven e ndërsa Ensi mban derën me forcë ku po qëndronte shoku i tij.

Pasi kanë shkëmbyer disa fjalë mes të rinjve nis përplasja fizike dhe goditja me thikë ndaj Stivens Toshkëzit.

Në polici i riu që u arrestuar nga policia Ensi Naze ka deklaruar se për konfliktin mes Axel Hoxhajt me Stives Toshkëzin kishte mësuar së fundi.

Shkak i këtij konflikti sipas tij është bërë një vajzë për të cilën e kishte në klasë Axeli dhe që së fundmi shoqërohej me Stivensin.

Për rolin e tij në ngjarje, ai ka treguar së ka mbajtur vetëm derën e shokut të vitkimës por që nuk e ka të qartë momentin kur viktima u qëllua me thikë.

Për arrestimin e autorit të ngjarjes efektivet e komisariatit 4 kanë nisur kontaktet me familjarët e autorit me qëllim për ta bindur të vetëdorëzohet.

Sipas të dhënave të tre personat e përfshirë në ngjarje, jetojnë në afërsi me njeri-tjetrin por që para ngjarjes nuk kanë pasur njohje mes tyre.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.