U vra sot, Nikulaj baba i 4 fëmijëve, me 2 emra e dosje penale, viktima udhëtonte me makinë të blinduar
Është vrarë ditën e sotme me armë zjarri në Shëngjin Ardian Nikulaj, ish-kandidat për deputet i PSD në zgjedhjet e vitit 25 prill 2021.
Ndërkohë, 51-vjeçari, i cili garonte në këto zgjedhje për këshillat bashkiakë, u ekzekutua ditën e sotme brenda lokalit të tij në Shëngjin.
Ardian Nikulaj, është babai i 4 fëmijëve, ndërsa dyshohet se është ekzekutuar nga dy persona, ndërsa pistat kryesore të ngjarjes janë aktiviteti i tij politik, ai si biznesmen, por nuk përjashtohet edhe mundësia e një hakmarrjeje, pasi viktima kohët e fundit udhëtonte me makinë të blinduar.
Viktima, rezulton të jetë pronar i disa bizneseve, e një prej tyre është edhe hoteli dhe lokali 'Coral' në zonën e Ranës së Hedhun, si dhe është pronar i disa sipërmarrjeve të tjera.
Ai rezulton edhe i dënuar me 4 muaj burg, për prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake dhe municioneve dhe për 'armëmbajtje pa leje' në vitin 2003.

