Prostitucion në lokal, tre të arrestuar në Pogradec, mes tyre dhe pronarja e lokalit
Tre persona u arrestuan të mërkurën në Pogradec pasi dyshohen se janë implikuar në veprimtari prostitucioni. Në pranga ka rënë pronarja e një lokali dhe dy klientë.
Këtë lokal në pronësi të saj në Pogradec Dhoksa Dhimitri e kishte kthyer në qendër prostitucioni.
Prej dy muajsh biznesi ishte nën vëzhgim nga policia. Pas hetimeve të mërkurën, pronarja dhe dy persona të tjerë u vunë në pranga.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, si rezultat i një hetimi dymujor, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, kanë konstatuar dhe goditur një rast të veprimtarive të paligjshme në fushën e prostitucionit” thuhet në njoftimin e policisë.
Policia arrestoi Dhoksa Dhimitri, Ardiana Cake dhe Eduart Zelollarin. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale "Prostitucioni", "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion".
Sipas burimeve në lokalin e Dhimitrit siguroheshin klientët të cilët më pas e ushtronin veprimtarinë e prostitucioni në një prej hoteleve në afërsi të qendrës së qytetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec ndërsa vijojnë hetimet nëse ka të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
