Vrasja e Ardian Nikulaj hakmarrje? Policia kontrolle në 3 banesat e familjes Balaj, djemtë jashtë vendit

Lidhur me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës, policia ka kryer kontrolle në 3 banesat e familjes Balaj në Lezhë.

Ngjarja ndryshohet se lidhet me një konflikt të vjetër gjakmarrje të lindur në vitin 2000, ku anëtarë të familjes Balaj kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj.

Pas kësaj vrasje në Lezhë janë ekzekutuar në një atentat dy anëtarë të familjes Balaj.

Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia.

Por vetëm disa vite më pas vritet vëllai i dytë në familjen Nikulaj. Autori ka qëlluar plot 6 herë, pasi kjo vërtetohet në gjetjen e 6 gëzhojave në vendin e ngjarjes.

Ndërsa viktima ka marrë vetëm një plumb në ballë. Autori rezulton të ketë përdorur një armë zjarri pistoletë tip TT.

Viktima e ditës së ishte një figurë mjaft e njohur në Lezhë, i cili prej disa vitesh qëndronte dhe qarkullonte lirshëm në Lezhë dhe Shëngjin.

Ndërkohë në kuadër të hetimeve me qëllim zbardhjen e ngjarjes, policia ka shkuar në tre banesa të familjes Balaj në Lezhë. Nuk janë gjetur në banesë, asnjë prej familjarëve dhe djemve.

Ata ndodhen jashtë shtetit dhe pretendimi i tyre është konfirmuar dhe nga TIMS, që tregon daljen e tyre jashtë shtetit disa vite më parë.