“Pjetër Budi”, harrohet nga Veliaj, rruga e amortizuar, banorët ankohen për mungesën e ndërhyrjeve
Pjetër Budi, është një prej rrugëve, që sipas banorëve të kryeqytetit janë harruar nga bashkia e Tiranës dhe kryetari Erion Veliaj. Thuajse i gjithë aksi është i amortizuar, ndërsa qytetarët thonë se vuan prej vitesh mungesën e investime.
Shumë rrugë të Tiranës janë shkatërruar nga cilësia e dobët e punimeve dhe nëe to nuk ka asnjë ndërhyrje.
Qytetarët thonë se në rrugën “Pjetër Budi” aksi është i pakalueshëm ndërsa prej vitesh nuk është bërë asnjë investim.
Thuajse i gjithë segmenti është jashtë çdo standardi, siç tregojnë edhe pamjet.
Edhe pse është një aks i shumë frekuentuar, banorët dhe udhëtarët ankohen se askush nuk ka ndërhyrë prej kohësh.
Në ditë më shi, banorët tregojnë se rruga me vështirësi kalohet.
Në ditët me diell, ankohen se të mbyt pluhuri.
Shoferët thonë se detyrohet të devijojë rrugën ose të paguaje kostot e makinës.
Të zhgënjyer e harruar, por sërish rrojnë me shpresë.
Ndoshta premtimet dikur do të bëhen realitet dhe në vend të baltës do të ecin në asfalt.
