Nga Kosova për trafik klandestinësh, 26 emigrantë në 3 makina, kapen transportuesit në Sarandë

Tre shqiptarë të Kosovës u arrestuan në Sarandë duke transportuar 26 klandestinë me 3 makina! Ata kishin marrë para për ti ndihmuar emigrantët nga vendet e luftës në rrugën ilegale drejt Bashkimit Europian

Në këto tre autovetura po transportoheshin 26 emigrantë të paligjshëm nga vendet e Luftës në rrugën drejt atyre të Bashkimit Europian!

Mjetet u ndaluan mbi bazë informacioni nga Policia kufitare e Sarandës në kuadër të operacionit të Koduar "Border"!

Tre shoferët u vunë në pranga në kushtet e flagrancës!

Ata i identifikuan si Shkëlqim Shabani, 25 vjeç, Hysni Hafizi, 22 vjeç dhe Shkëlzen Islami, 47 vjeç, që të tre banues në Kosovë!

Sipas policisë, në bashkëpunim ata kishin marrë përsipër të transportonin kundrejt pagesës emigrantët e paligjshëm, në rrugën e tyre drejt vendeve të Bashkimimit Europian!

Automjetet e përdorura nga këta shtetas për këtë veprimtari kriminale, si dhe celularët e tyre, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Fluksi i klandestinëvë që kërkojnë të kalojnë transit përmes Shqipërisë është shtuar me ardhjen e pranverës!

Pak ditë më parë Policia e Sarandës bllokoi një furgon brenda të cilit transportoheshin 11 emigrantë!

Në pranga për tentativën e trafikut përfundoi një 46-vjeccar, banues në Shkodër!

Të ashtuquajturit “taksistë të klandestinëve”, po ndjekin dy rrugë kreysore për transportimin e migrantëve.

E para të ccon në Shkodër, nga klandestinët synojnë të kalojnë drejt Malit të Zi, ose Kukësit, nga ku vijojnë drejt Kosovës, e më pas në Serbi.