EMRI/ Ngjarja te "General Motors", vrau kolegun në vendin e punës, burg përjetë për shqiptarin

Një 48-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshme, pasi u shpall fajtor për vrasjen e një kolegu të tij në gusht të vitit 2020, në Miçigan të SHBA-ve.

Mediat e huaja shkruajnë se Astrit Bushi është shpallur fajtor për vrasje të shkallës së parë ndaj 49-vjeçarit Gregory Lanier Robertson.

Ngjarja ndodhi në një nga fabrikat e kompanisë "General Motors", ku viktima dhe autori ishin punonjës të pastrimit.

Bushi u gjet pranë viktimës dhe u arrestua. 

Në vendin e ngjarjes policia gjeti edhe një send të përdorur si armë.

Bushi jetonte në një furgon dhe kishte emigruar nga Shqipëria. Krimi ndodhi gjatë orarit të punës.