Emigracioni, BE e alarmuar: Tre herë më shumë refugjatë gjatë tre mujorit të parë në Evropë

Emigracioni për në vendet e Bashkimit Evropian është rritur me tre herë më shumë në tremujorin e parë të këtij viti, sipas agjencisë së BE-së.

Periudha me më tepër fluks refugjatësh ka qenë viti 2017.

Agjencia e BE-së, Frontex, raportoi 54,000 kalime të parregullta në bllok përmes të gjitha rrugëve në tremujorin e parë të vitit, një e pesta nga viti 2022.

“Rruga qendrore e Mesdheut përbën më shumë se gjysmën e të gjitha kalimeve të parregullta kufitare në BE,” tha Frontex, duke shtuar se rreth 28,000 njerëz kishin mbërritur në atë mënyrë midis fillimit të vitit dhe fundit të marsit – tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

“Grupet e krimit të organizuar përfituan nga moti i mirë dhe nga paqëndrueshmëria politike në disa vende të nisjes për të tentuar të kontrabandojnë sa më shumë emigrantë të jetë e mundur nëpër Mesdheun qendror nga Tunizia dhe Libia’, thuhet ne deklaratë.

Ndërkohë, dje qeveria e Italisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në lidhje me emigracionin, pasi është kthyer në një nga vendet më të synuara nga refugjatët për shkak të pozicionit gjeografik.Në këto kushte, Italia i ka kërkuar BE-së që të bëjë më shumë për të ndaluar mbërritjet në det.

Frontex më herët raportoi rreth 330,000 ardhje të paautorizuara përmes të gjitha rrugëve vitin e kaluar, më i larti që nga viti 2016, me numrat në rritje që provokuan retorikë më të ashpër kundër imigracionit në shtetet e BE-së, përfshirë Danimarkën, Holandën dhe Austrinë.