Rekord botëror! Targa me një numër dhe një shkronjë shitet në ankand për 15 mln dollarë

Një shkronjë, një numër, 15 mln dollarë. Një ofertues i panjohur ka shpenzuar 13.64 milionë euro për targën P7, duke siguruar një vend në Librin e Rekordeve Guinness.

Ankandi i bamirësisë “Most Noble Numbers” u zhvillua në Dubai gjatë fundjavës.

Targa P7 filloi me një vlerë katër milionë dollarë.

Duke nxitur të pranishmit, drejtuesi i ankandit pyeti: "A do të ketë një rekord të ri botëror sot?"

Përgjigjia e qartë: PO!

Mbajtësi i mëparshëm i rekordit u tejkalua me 700,000 dollarë.

 Ishte një targë me një shifër 1, e cila u shit në Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2008.

Për simbolet e statusit vlen sa më poshtë: sa më e shkurtër të jetë targa dhe sa më i ulët numri, aq më i pasur është drejtuesi i makinës.

Fushata e bamirësisë grumbulloi gjithsej 27 milionë dollarë (24.5 milionë euro) për një kauzë të mirë. Paratë shkojnë për një iniciativë që përpiqet të luftojë urinë në botë.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, nxjerrja në ankand e targave të dëshiruara ka një traditë të gjatë.