Gara për 14 majin, Strazimiri: Demokratët në betejë mistike, populli kundër faraonëve!
Gara për 14 majin ka nisur tashmë.
PS-ja nisi dje zyrtarisht fushatën e saj, ndërsa koalicioni opozitar pritet ta nisë më 15 maj.
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Gent Strazimiri në një lidhje për Ora News deklaroi se koalicioni opozitar, më i madh nga 1992, do të kremtojë fitore dhe në ato vende të quajtura kështjella socialiste.
"Unë mendoj se nuk ka patur ndonjëherë koalicion më të madh se ky, veçanërisht në zgjedhjet lokale, sidomos sa i takon kandidatëve të dalë nga primaret. Ata janë përkrahjen e cilitdo faktori dhe aktori opozitar, sado i vogël që të jetë, qofshin lokal dhe kombëtar. Nuk ka ndodhur kurrë më parë, përveçse në vitin 1992 që ishte një triumf për demokracinë dhe pluralizmin në Shqipëri.
Unë mendoj që do të ketë surpriza të jashtëzakonshme në ato vende që quhen "kështjella socialiste" e që nuk janë marrë kurrë. Fitorja e shtrirë në të gjithë territorin e vendit," tha ai.