Gjoba për RTV Ora, Gjokutaj: Paga referencë nuk mund të përdoret për të vendosur penalitete, jo ligjore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2023, 22:51
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Eduart Gjokutaj, ekonomist komentoi edhe gjobën e vënë kundrejt RTV Ora pas një kontrollori tatimor.
Ai shtoi se paga mesatare si referencë kundrejt tregut nuk është një referencë ligjore dhe nuk mund të përdoret për të vendosur penalitete.
Gjokutaj: Në ligjin e procedurave tatimore ka një pikë që thotë se mund të marrë një referencë për hierarkinë e pagave. Kjo nuk është një referencë ligjore dhe nuk mund të përdoret për të vendosur penalitete. Duhet para performanca e biznesit dhe cilët janë fitimit, dhe kur sheh që i shmanget taksave, mund të bëhet edhe hile në paga. Kur këto nuk ekzistojnë këto atëherë mund të hidhen poshtë në një proces gjyqësor.
