Çoçoli: Fasonët vitin e kaluar kishin shitje rekord, paga minimale është mbi 500 mijë lekë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Fatos Çoçoli, gazetar ekonomie u shpreh se fasonistët e kanë mundësinë që ta mbyllin ciklin, pra mos marrin më lëndë të para nga porositësi.

Ai shtoi se paga e punonjësit të fasonerisë janë minimale, duke shtuar se vetë sipërmarrësit e fasonerive thonë se paga minimale është mbi 50 mijë lekë të reja.

Çoçoli: Sektori fason e ka vlerën e shtuar të vogël. Fasonistët e kanë mundësinë që ta mbyllin ciklin, çka do të thotë të mos marrin më lëndë të para nga porositësi dhe ta prodhojnë vetë. pra të prodhojnë lëndë të parë dhe të dalin jo me emrin e porositësit, por ta shesin vetë.

Kështu rritet vlera e produktit. Fasonët ishin në vitin e kaluar në shitje rekord pasi shitën mbi 1 miliardë. Ata sigurojnë rreth 50% të eksporteve. Paga e punonjësit të fasonerisë janë minimale. Vetë sipërmarrësit e fasonerive thonë se paga minimale është mbi 50 mijë lekë të reja.