Gjokutaj: Në sektorin publik paga mesatare është 744 mijë lekë, privati ka rritur më shumë rrogat

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Eduart Gjokutaj, ekonomist u shpreh se paga mesatare nuk është një pagë që do ta përfitojë dikush, por një tregues.

Ai shtoi se privati e ka sa 83% të kësaj vlere dhe e ka rritur ndjeshëm këto dy vitet e fundit dhe se paga minimale ka qenë në nivele shumë më të ulta, por është ngritur për shkak të ikjes së njerëzve.

Gjokutaj: Paga mesatare nuk është një pagë që do ta përfitojë dikush, por një tregues që duke llogaritur numrin e punonjësve në sektorin publik dhe duke bërë një llogari sa u përket taksave, del treguesi i pagës mesatare. Se duhet parë para mesatare në rajon. Në sektorin publik paga mesatare është 744 mijë lekë.

Privati e ka sa 83% të kësaj vlere dhe e ka rritur ndjeshëm këto dy vitet e fundit. Paga minimale ka qenë në nivele shumë më të ulta, por është ngritur për shkak të ikjes së njerëzve. Mali i Zi ka nivelin më të lartë dhe e ka 830 euro, Bosnja e ka 881, Maqedonia 700 euro dhe ne me 520 euro, ndërsa Kosova e ka 430 euro.