Gjokutaj: Migrimi është një problem dhe duhen kuptuar faktorët, të rinjtë nuk punojnë në bujqësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2023, 22:28
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Eduart Gjokutaj, ekonomist u shpreh se migrimi është një problem dhe kur është kuptuar kjo dhe janë zbuluar faktorët.
Ai shtoi se ka shumë të rinj që nuk gjejnë veten tek bujqësia pasi nuk janë të mirëpaguar ashtu si jashtë.
Gjokutaj: Migrimi është një problem dhe kur është kuptuar kjo dhe janë zbuluar faktorët, duhen ndërtuar strategjitë për këtë problem madhor dhe më pas duhen ndërthurur të gjitha strategjitë e tjera. Bujqësisë i mungon ciklika, pra fuqia punëtore dhe lënda e parë.
Po ashtu i mungon edhe aftësia përpunuese. Ka shumë pak konkurshmëri të biznesit. Po ashtu ka shumë të rinj që nuk gjejnë veten tek bujqësia pasi nuk janë të mirëpaguar ashtu si jashtë.
