Sejdarasi: Nuk do të rriten pagat për të gjitha, por për 135 mijë njerëz në administratë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Bardhi Sejdarasi, ekspert ekonomie u shpreh se ka një ligj që është për pagat dhe institucionet e pavarura të krijuara me ligj.

Ai shtoi se janë në buxhetin e shtetit që janë të parashikuara 38 miliardë euro dhe se nuk do të rritet pagat për të gjithë njerëzit, por për 135 mijë njerëz sipas ligjit.

Sejdarasi: Ka një ligj që është për pagat dhe institucionet e pavarura të krijuara me ligj. janë ligjet që e rrisin pagën në ato nivele. Janë në buxhetin e shtetit që janë të parashikuara 38 miliardë euro. Nuk do të rritet pagat për të gjithë njerëzit, por për 135 mijë njerëz sipas ligjit.

Kjo është pjesa e administratës publike dhe asaj lokale. Projekti që është në diskutim publik ka një përcaktim të saktë duke thënë se cilët janë institucionet për pagën dhe për shtesat mbi pagën. Kjo ka ndryshuar tani me ligjet e reja. Edhe për ndërmarrjet ka një klauzolë që nuk mund të realizohen të ardhurat.