Zusi: Rritja e pagave nuk bëhet me VKM, por me produktivitet, duhet të hapim tregun me Kosovën
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Alban Zusi, ekonomist u shpreh se rritja e pagave është e kërkuar, por nuk bëhet me VKM.
Ai shtoi se kur kemi mungesë konkurueshmërie në treg, ti nuk ke mundësi që të rrisësh pagat në treg dhe se duhet të hapet tregu me Kosovën.
Zusi: Rritja e pagave është e kërkuar, por nuk bëhet me VKM, pasi mund të bëhet ajo e administratës publike. Në privat duhet të rritet produktiviteti dhe investimet. Duhet të hiqen një sërë shërbimesh që bëhen nga ente private jashtë çdo ekstremi ekonomik.
Kur kemi mungesë konkurueshmërie në treg, ti nuk ke mundësi që të rrisësh pagat në treg. Lehtësimi i këtyre do të ishte mundësi për rritjen e pagave. Ne duhet të hapemi si një treg me Kosovën dhe të punojmë për rreth 5 milionë banorë.

