Zusi: Rritja e pagave shërben për rritjen e mirëqenies, por mund të futemi edhe në spirale inflacioni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2023, 22:46
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Alban Zusi, ekonomist tha se shqetësimi më i madhështisë është se çfarë do të ndodhë me këtë lëvizje që do të bëjë kryeministri.
Ai shtoi se rritja e pagave mund të shërbejë për rritjen e mirëqenies, por mund të futemi edhe në një spirale inflacioni ose në një tentativë ikjeje drejt sektorit publik.
Zusi: Shqetësimi më i madhështisë është se çfarë do të ndodhë me këtë lëvizje që do të bëjë kryeministri. Rritja e pagave mund të shërbejë për rritjen e mirëqenies, por mund të futemi edhe në një spirale inflacioni ose në një tentativë ikjeje drejt sektorit publik, jo se është gjë e keqe. Duhet një strategji e monitorimit për të parandaluar fenomenet negative.
